Man Utd mposhtet nga West Hami
Manchester United ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë si mysafir i West Hamit në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” zhvilluan paraqitje jo të mirë duke pësuar me rezultat 2:0.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë me të dy skuadrat që kishin raste shënimi mirëpo që s’i finalizuan.
West Ham doli të jetë më e mirë në 45-minutëshin e dytë, me Bowen që pas një asistimi të bukur të Paquetas i dha epërsinë vendasve (72’).
Vetëm gjashtë minuta më vonë Mohammed Kudus vulosi çështjen e fituesit, me brazilianin që dhuroi një tjetër asistim të bukur (78’).
Man Utd tani është në pozitën e tetë me 28 pikë derisa West Ham në të gjashtën me 30 sosh.