Man Utd konsideron Thomas Frank si zëvendësues të Ten Hagut - NACIONALE

Man Utd konsideron Thomas Frank si zëvendësues të Ten Hagut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Brentfordit Thomas Frank është në listën e Manchester Unitedit si kandidat potencial për ta zëvendësuar Erik ten Hagun në verë.

Tekniku holandez është nën presion shkaku i rezultateve negative, ndërsa kanë regjistruar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Sipas “The Telegraph”, bordi i Man Unitedit ende nuk ka marrë vendimin për të ardhmen e Ten Hagut, megjithatë janë duke konsideruar disa opsione për ta zëvendësuar.

Ndër prioritet si pasues potencial është Frank, i cili ka një lidhje të shkëlqyer me aksionarët e rinj INEOS, të cilët po synojnë një rindërtim masiv në verë.

Frank nënshkroi kontratë afatgjatë me Brentfordin në dhjetorin e vitit 2022, që do ta mbajë në klub brenda vitit 2027, megjithatë nuk do ta refuzonte shansin për të drejtuar një klub me ambicie të mëdha.

Ten Hag ndërkohë dëshiron të qëndrojë te Unitedi edhe për sezonin tjetër, andaj edhe ka refuzuar të negociojë me Bayern Munichun.

Man Utd po synon të zërë një vend në Evropë, por që gjithçka do të varet në xhiron përfundimtare. Aktualisht Unitedi zë pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë, tre më pak se Newcastle që renditet në vendin e gjashtë.

Lajme të ngjashme