Man Utd i vendos çmimin Jadon Sanchos - NACIONALE

Man Utd i vendos çmimin Jadon Sanchos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka vendosur të kërkojë rreth 40 milionë euro për ta shitur sulmuesin Jadon Sancho në verë.

Anglezi iu bashkua Dortmundit në formë huazimi në janar pasi prishi raportet me Erik ten Hag, mirëpo marrëveshja nuk përfshin ndonjë klauzolë blerje prandaj anësori pritet të rikthehet në “Old Trafford” në verë.

Sidoqoftë, nëse Ten Hag mbetet te Unitedi, atëherë Sancho do ta kërkojë largimin dhe “Sky Germany” raporton se është i interesuar për të qëndruar te Dortmundi, që gjithashtu duan të arrijnë marrëveshje me Unitedin.

Megjithatë, Dortmund nuk mund të plotësojë të gjitha kërkesat e Unitedit. Skuadra angleze pagoi 73 milionë funte për Sanchon në vitin 2021, duke i dhënë lojtarit një kontratë luksoze për katër vite dhe tani duan gjysmën e asaj që paguan, në mënyrë që ta shesin në verë.

Sidoqoftë, për Dortmundin që rrezikon edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve është jashtëzakonisht e vështirë që të paguajë tërë atë vlerë, e sidomos me faktin që s’mund t’i paguajnë aso page që merr momentalisht.

Marrëveshja është shumë larg që të arrihet dhe ekziston shansi që klubet e tjera gjithashtu t’i bashkohen garës.

Sancho ka shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime në 11 paraqitje për gjigantin gjerman, mirëpo drejtuesit e klubit e kanë pranuar se nuk prisnin më shumë nga një lojtar që është lënë për katër muaj jashtë skuadrës.

Lajme të ngjashme