Man Utd i nis negociatat për talentin argjentinas - NACIONALE

Man Utd i nis negociatat për talentin argjentinas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United i ka nisur negociatat me Boca Junior për nënshkrimin e mbrojtësit Aaron Anselmino.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur me transferimin e 18-vjeçarit vikendin e kaluar, me raportimet se do ta aktivizojnë klauzolën e blerjes prej 18.5 milionë funte.

Anselmino ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Bocan, por klubi e ka bërë ndër më të paguarit në klub dhe i vendosen klauzolë të lartë, pasi ka pritshmëri të mëdha.

Sipas “Ole”, Man Utd synon ta kompletojë transferimin e talentit sa më parë të jetë e mundur dhe tani negociatat kanë nisur.

AC Milan thuhet se është rivali kryesor i Unitedit, edhe pse Anselino ndodhet në radarin e gati secilës skuadre të madhe në Evropë.

“Djajtë e Kuq” po synojnë t’i rifreskojnë qendërmbrojtësit, me Raphael Varane dhe Jonny Evans që më shumë gjasë do të largohen në verë.

Sapo të arrijnë marrëveshjen me Bocan, Unitedi do ta lërë argjentinasin deri në fundin e sezonit por kjo do të jetë vetëm një pjesë e negociatave.

Anselmino ndërkohë dëshiron të mbetet në Argjentinë: “Mendja ime është te Boca. Dua të fitoj tituj me këtë fanellë. Asgjë s’ka nga jashtë”.

Lajme të ngjashme