Man Utd “harton” planin për Matthijs de Ligt - NACIONALE

Man Utd “harton” planin për Matthijs de Ligt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi vazhdon të jetë shumë i interesuar për mbrojtësin e Bayern Munichut Matthijs de Ligt, ndërsa janë të gatshëm të presin për ta marrë holandezin në një marrëveshje më të lirë.

“Djajtë e Kuq” duan të përforcohen me një qendërmbrojtës, sidomos pas lëndimit të Leny Yoros, i cili do të jetë jashtë fushës deri në tetor.

Man Utd bëri një ofertë zyrtare për dyshen Noussair Mazraoui dhe De Ligt, mirëpo që u refuzua menjëherë nga klubi gjerman, shkaku që duan më shumë para.

Sipas “BILD”, Unitedi ende po shpreson ta blejë De Ligt në një marrëveshje më pak se 50 milionë euro, ndërsa janë të gati të presin deri në fund për ta siguruar mbrojtësin.

De Ligt e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Unitedit, kurse trajneri i Bayernit Vincent Kompany është i lumtur gjithashtu për t’i ndarë rrugët me holandezin.

Bayern Munich ka arritur marrëveshje në parim me Jonathan Tah, mirëpo që nuk mund të negociojnë me Leverkusenin pa e shitur De Ligt.

Unitedi ndërkohë duhet të veprojnë më shpejtë, ngase të shtunën do të përballen me rivalin Man City për trofeun e “Community Shield”, derisa sezonin në Premierligë e nisin më 16 gusht kundër Fulhamit.

Lajme të ngjashme