Man Utd gati ofertën 50-milionëshe për anësorin që e do Amorim - NACIONALE

Man Utd gati ofertën 50-milionëshe për anësorin që e do Amorim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shprehur interesim për të nënshkruar me talentin Geovany Quenda, i cili vlen rreth 50 milionë funte.

17-vjeçari ka zënë vend në formacionin bazë të Sportingut ndërsa deri më tani ka zhvilluar 18 paraqitje në të gjitha garat.

Mediumi portugez “A Bola” raporton se Unitedi është duke shprehur interesim serioz për lojtarin, kësisoj ky sezon mund të jetë i fundit për të në fanellën e Sportingut.

“Djajtë e Kuq” në fakt janë gati për të nisur negociatat qysh në janar si dhe të bëjnë një ofertë zyrtare prej 60 milionë euro, përfshirë bonuset që bazohen në paraqitjet individuale dhe ekipore.

Raporti shton se Quenda gjithashtu nuk do ta refuzonte kalimin te Unitedi, gjë që mund të jetë ndihmë e madhe për 20 herë kampionin e Anglisë.

Quenda nënshkroi rinovimin e kontratës me Sportingun në shtator, prandaj ka kontratë deri më 2027, derisa edhe klauzola e lirimit i është rritur nga 45 milionë euro në 100 milionë euro.

Sporting megjithatë shkaku i Amorim është gati për ta negociuar këtë çmim, për ta lënë të largohet në ndonjë vlerë më të ulët.

Lajme të ngjashme