Man Utd e mposht Barcelonën në garë për talentin e Arsenalit - NACIONALE

Man Utd e mposht Barcelonën në garë për talentin e Arsenalit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi duket se e ka fituar garën me Barcelonën për të nënshkruar me lojtarin e akademisë së Arsenalit Ayden Heaven.

18-vjeçari është pjesë e akademisë së Arsenalit që pesë vite ndërsa ka debutuar në EFL Cup më herët këtë sezon, por ende s’e ka fituar asnjë minutë në Premierligë.

Megjithatë, kontrata e talentit skadon në verë, ku ka fituar vëmendjen e disa top skuadrave evropianë përfshirë Barcelonën, mirëpo gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja me Unitedin duket e kryer.

Arsenali thuhet se i ka ofruar Heaven një kontratë të re, mirëpo lojtari ka refuzuar, ndërsa pritet t’i kryejë këtë javë testet mjekësore te Unitedi dhe të prezantohet më vonë.

Meqenëse është një mbrojtës i majtë, Heaven shihet si ideali për të luajtur pranë Lisandro Martinez në sistemin e Ruben Amorim me tre qendërmbrojtës.

Unitedi ndërkohë edhe u përforuca me Patric Dorgu nga Lecce për 30 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse, që pritet të bëhet zyrtare në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme