Man Utd do ta shkarkojë Ten Hag pas FA Cup, thotë Ferdinand
Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand beson se trajneri Erik ten Hag do të shkarkohet pavarësisht asaj që ndodh në finalen e FA Cupit.
Skuadra angleze kaloi një edicion zhgënjyes në Premierligë, duke e mbyllur si vend i tetë dhe mënyra e vetme që të dalë në Evropë është Kupa e Anglisë.
Ten Hag ka marrë disa sinjale pozitive nga drejtorët INEOS, megjithatë Ferdinand nuk është i bindur se tekniku holandez do të mbetet në krye sezonin tjetër.
“Sa më shumë që e mendoj, pavarësisht fitores ose humbjes, Ten Hag nuk do të jetë këtu në sezonin tjetër”.
“Nuk po them atë që dua, por atë që besoj se do të ndodhë dhe besoj se klubi do të shikojë për tjetër kë”.
“Nuk mendoj se fitimi i mundshëm i FA Cupit do të ndryshojë ndonjë gjë në sytë e INEOS, nuk kam biseduar me askënd por është thjesht ajo që mendoj”, deklaroi ai.
Thomas Tuchel dhe Gareth Southgate shihen ndër favoritët për ta zëvendësuar Ten Hagun, sidoqoftë për momentin s’ka asgjë konkrete.
Tuchel është i papunë pasi mbylli marrëveshjen me Bayern Munich, derisa Southgate momentalisht është i fokusuar te Kampionati Evropian “Euro 2024”.