Man Utd dhe Dortmund arrijnë marrëveshje në parim për Jadon Sanchon - NACIONALE

Man Utd dhe Dortmund arrijnë marrëveshje në parim për Jadon Sanchon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje në parim për sulmuesin Jadon Sancho.

Anglezi do të rikthehet te klubi gjerman në formë huazimi, mirëpo ende nuk dihet nëse do të ekzistojë klauzola e blerjes në fundin e sezonit

“Sky Sport” raporton se marrëveshja në parim është kompletuar, me Sanchon tani që po pret vetëm që të nënshkruhen dokumentet mes dy klubeve.

“Sancho, në pritje të marrëveshjeve mes klubeve. Marrëveshja verbale është kompletuar”.

“Të gjitha palët po presin ta kompletojnë marrëveshjen shpejtë, për të lejuar Sanchon të udhëtojë për në kampin e BVB-së në Marbella”.

“Momentalisht, disa detaje të huazimit janë duke u negociuar. Ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë opsion blerje”, shkruan gazetari Florian Plettenberg.

Ndërkohë, Man Utd pritet të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit me Dortmundin që do të paguajë rreth 3.5 milionë euro për gjashtë muaj huazim.

Anglezi shkëlqeu te klubi gjerman për disa vite, por që te Unitedi s’i eci mbarë me trajnerin Erik ten Hag.

Lajme të ngjashme