Man Unitedi pas penalltive eliminon Coventryn nga FA Cup, shkon në finale - NACIONALE

Man Unitedi pas penalltive eliminon Coventryn nga FA Cup, shkon në finale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United e ka eliminuar me mund Coventryn nga FA Cupi, duke fituar në penallti.

“Djajtë e Kuq” ishte në epërsi prej tre golave, por që Coventry arriti ta përmbysë në 3:3, me 11-metërsh që u vendos fituesi – ku gjiganti anglez u tregua më i saktë (3:4).

Scot McTominay kaloi Unitedin në epërsi me një gol nga afërsia pas një asistimi të Diogo Dalotit (23’).

Ndërsa, mbrojtësi Harry Maguire dyfishoi epërsinë me një goditje precize pas asistimit të Fernandesit (45+1’).

Unitedi e nisi prapë më mirë edhe pjesën e dytë, me Bruno Fnernades që shënoi një supergol (58’).

Nga aty Coventry u motivua për të bërë një përmbysje të madhe. Fillimisht Simms shënoi pas asistimit të Tavaresit (71’).

Vetëm tetë minuta më vonë O’Hare mori një asistim nga Simms për ta ngushtuar edhe më shumë epërsinë (79’).

Ndërsa, heroi i momentit ishte Wright që shënoi nga pika e bardhë krejt në minutat e fundit pas një ndërhyrje të Wan Bissakas (90+5’).

Kësisoj, meqenëse s’kishte fitues në kohën e rregullt, ndeshja shkoi në vazhdime. Unitedi ishte më dominues në posedim, por që Coventry e gjeti rrugën drejtë rrjetës, por u anulua nga VAR-i.

Topr shënoi pas një aksioni të shpejtë, por fatkeqësisht për skuadrën e ligës së dytë goli doli të ishte pozitë jashtë loje (120+1’).

Kësisoj, fituesi u vendos në 11-metërsh, ku me të saktë u tregua Unitedi, duke fituar me rezultat 4:3, pavarësisht që Coventry e kishte avantazhin pasi Casemiro e humbi penalltinë e parë.

Lajme të ngjashme