Man Unitedi nis bisedimet me alternativën e Mendes
Manchester Unitedi i ka hapur bisedimet me Leccen për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë Patrick Dorgu.
“Djajtë e Kuq” po kalojnë një formë të tmerrshme edhe nën urdhrat e Ruben Amorim, andaj pritet të jenë aktive në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtja ka qenë problemi kryesor për Amorim, sidomos meqenëse luan me sistemin 3-4-3. Një lojtar që ai provoi ta transferonte ishte Nuno Mendes i PSG-së, megjithatë gjasat duket se janë të vogla me këtë të fundit që po shkon drejt rinovimit.
“The Athletic” raporton se Unitedi tani e ka harruar Mendes dhe është fokusuar plotësisht për yllin e Lecces, me diskutimet që kanë nisur për një marrëveshje të mundshme.
20-vjeçari që ka edhe katër paraqitje për Danimarkën, nënshkroi kontratë katërvjeçare me Leccen në tetor, mirëpo paraqitjet impresionuese kanë bërë që të ketë vëmendjen e skuadrës angleze.
Dorgu shihet si zëvendësuesi i Diogo Dalot, i cili nuk ka qenë konsistent në paraqitje së fundmi edhe ngase nuk e ka prioritet këtë pozitë.
Amorim shpreson që me afrimin e Dorgu, ta lërë Noussair Mazraouin vetëm në krahun e djathtë dhe kësisoj do të kenë një përforcim të madh në aspektin defansiv.