Man Unitedi e bën prioritet yllin e Juves - NACIONALE

Man Unitedi e bën prioritet yllin e Juves

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United e ka bërë prioritet transferimin e mbrojtësit së Juventusit Bremer dhe janë të gatshëm t’ia paguajnë klauzolën e lirimit prej 43 milionë funte.

Braziliani iu bashkua Juves nga rivali lokal në vitin 2022 në një marrëveshje prej 35 milionë funteve.

Që kur iu bashkua “Zonjës së Vjetër”, Bremer ka bërë 70 paraqitje në të gjitha garat duke impresionuar me shtatë gola, pesë prej tyre në sezonin e parë.

Sipas “Ineës”, Man United është duke e vëzhguar Bremer, e sidomos klauzola e vendosur në rinovimin e fundit të kontratës do t’iu ndihmojë shumë.

Klubi anglez po kërkon një qendërmbrojtës pasi ka qenë virtualisht e pamundur që të luajnë me një vijë të lartë deri më tani me lojtarë si Harry Maguire, Raphael Varane, Jonny Evans dhe Victor Lindelof.

Bremer shihet si një opsion më i lirë në krahasim me Jarrod Braithwaite të Evertonit dhe “Djajtë e Kuq” s’kanë të drejtë shumë investime shkaku i fair-playit financiar.

Mirëpo, United pritet të jetë aktive në afatin e verës edhe duke shitur si Casemiro, Antony, Van de Beek, Varane, Lindelof dhe Jadon Sancho.

Lajme të ngjashme