Man United vazhdon me formën e shkëlqyer, triumfon ndaj Evertonit - NACIONALE

Man United vazhdon me formën e shkëlqyer, triumfon ndaj Evertonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” dominuan plotësisht ndaj Evertonit për të fituar me rezultat komod 2:0.

Man United u tregua më e rrezikshme nga minuta e parë duke pasur raste me Marcus Rashford dhe Antony, por Jordan Pickford deri vonë ishte heroi duke bëri disa pritje të mrekullueshme.

Një rast të artë e kishte edhe mbrojtësi Aaron Wan-Bissaka, por anglezi disi dështoi të shënonte në portën e zbrazur nga tre metra distancë.

Pas një aksioni të shpejtë, ishte Jadon Sancho që asistoi për mrekulli te Scot McTominay, i cili me një goditje fantastike kaloi Man Unitedin në epërsi (36’).

Vendasit vazhduan me dominimin e plotë edhe në pjesën e dytë duke dyfishuar epërsinë me anë të Anthony Martial, që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Marcus Rashfordit (71’).

Kështu, Man Unitedi rimerr pozitën e tretë në Premierligë me 56 pikë derisa Everton renditët në pozitën e 16-të me 27 sosh.

Në xhiron e radhës, Man United do të jetë mysafir i Nottinhgamit derisa Evertoni e pret Fulhamin.

Lajme të ngjashme