Man United s’e lejon Rashfordin t’i bashkohet rivalëve të Premierligës
Manchester Unitedi nuk do ta lejojë sulmuesin Marcus Rashford t’i bashkohet ndonjë rivali të Premierligës në afatin kalimtar të janarit.
Anglezi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Unitedi për një sfidë të re, me agjentin njëkohësisht vëllain Dwain Maynard, që ka udhëtuar për në Itali që të diskutojë me AC Milanin.
Arsenali dhe Tottenhami gjithashtu kanë shprehur interesim për Rashfordin, sidoqoftë, sipas “The Mirror”, skuadra e “Djajve të Kuq” nuk e lejon 27-vjeçarin t’i bashkohet rivalit.
Unitedi megjithatë është i gatshëm për të negociuar me klubet jashtë Anglisë, edhe pse paga e lartë prej 325 mijë eurove për javë duhet mbuluar nga klubi i ardhshëm.
I pyetur së fundmi për të ardhmen e Rashford, trajneri Ruben Amorim u përgjigj: “Thjesht dua të fitoj nesër. Fokusi im është aty”.
“Do t’i zgjedhë lojtarët që mendoj se janë të duhurit për të fituar nesër, prandaj do të fokusohem aty”.
Rashford nuk ka luajtur në shtatë ndeshjet e fundit të Unitedit, kurse së fundmi as s’u ftua në fitoren kundër Arsenalit në FA Cup të dielën e kaluar.
Man Unitedi përndryshe rikthehet në “aksion” të enjten me fillim nga ora 21:00.