Man United rivalizon klubet arabe për Marco Verrattin - NACIONALE

Man United rivalizon klubet arabe për Marco Verrattin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shprehur interesim për të transferuar mesfushorin e Paris Saint-Germain Marco Verratti.

PSG dëshiron shitjen e italianit meqenëse nuk është në planet e Luis Enrique dhe lojtari tashmë ka marrëveshje në parim me Al Hilalin.

Sidoqoftë, arabët po dështojnë të plotësojnë kushtet e vendosura nga PSG-ja, që duan minimum 60 milionë euro për Verrattin.

Sipas “L’Equipe”, preferenca e Verrattit mbetet qëndrimi në Evropë dhe si Man United ashtu edhe Bayern Munich kanë shprehur interesim serioz.

Raporti shton se gjiganti anglez mund të bëjë ndonjë ofertë zyrtare, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Veratti ka kaluar 11 vite në fanellën e PSG-së mirëpo me ardhjen e Enrique atij i është treguar ‘dera’ dhe kjo u konfirmua duke mos u ftuar në ndeshjet e para të sezonit.

Man United prioritet thuhet se e ka Ryan Gravenberch të Bayern Munichut mirëpo që për ta siguruar lojtarin duhet ta fitojë garën me Liverpoolin, edhe pse një ofertë zyrtare tashmë është bërë.

Verratti në anën tjetër veçse po kërkon një klub të ri, duke qenë i hapur për të pranuar të gjitha destinacionet e mundshme.

Lajme të ngjashme