Man United refuzon ofertën e Galatasarayt për Fredin - NACIONALE

Man United refuzon ofertën e Galatasarayt për Fredin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka refuzuar ofertën hapëse të Galatasaray për mesfushorin Fred, pasi ka qenë “nënpritshmëri”.

Braziliani pritet të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, me Erik ten Hag që veçse e “konfirmoi” duke kompletuar transferimin e Mason Mount nga rivali Chelsea.

Galatasaray ka qenë skuadra e parë që ka bërë ofertë zyrtare për Fred, mirëpo që është refuzuar menjëherë nga 20 herë kampioni i Anglisë.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se oferta e gjigantit turk është vlerësuar si shumë e ulët nga Unitedi.

Man United ëndërron ta shesë Fredin për 20 milionë funte, por deri më tani asnjëri nga klubet e interesuara nuk ka dhënë sinjale që mund ta paguajë as një vlerë të afërt me kërkesat e klubit.

Fred iu bashkua Man Unitedit nga Shakhtar Donetsk në vitin 2018, në një marrëveshje me vlerë 47 milionë funte.

Forma e tij vazhdoi të binte duke bërë 213 paraqitje, edhe pse edicionin e kaluar pati një rol të rëndësishëm me Man Unitedin që e fitoi Carabao Cup.

Për brazilianin interesim përpos Galatasaray ka shprehur edhe Fulhami, disa klube tjera nga Premierliga dhe nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme