Man United përgatit ofertë shokuese për ish yllin e Arsenalit - NACIONALE

Man United përgatit ofertë shokuese për ish yllin e Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United është duke përgatitur një ofertë befasuese për ish sulmuesin e Arsenalit Serge Gnabry.

Skuadra e Erik ten Hag do të përforcohet në afatin kalimtar dimëror dhe tani më klubi anglez e ka bërë të qartë se cili është objektivi kryesor.

Siç raporton “Nacional”, 20 herë kampioni i Anglisë mund të bëjë një ofertë zyrtare për gjermanin në janar.

Duke marrë parasysh situatën me Jadon Sanchon që është përjashtuar nga klubi, si dhe problemet e Antonyt shkaku i akuzave për sulm seksual, tekniku holandez e sheh Gnabryn si zgjedhja e duhur.

Gnabry ishte pjesë e të rinjve te Arsenal, por dështoi të impresiononte në Londër duke bërë 18 paraqitje, ku pastaj u largua për t’iu bashkuar Werder Bremenit në vitin 2016.

Vetëm një vit më vonë, ai kaloi te Bayern Munich ku ka qenë yll që sa vite, duke zhvilluar 223 paraqitje dhe realizuar 82 gola.

Gnabry në të kaluarën ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në Angli dhe ndoshta mund ta pranojë këtë ofertë pasi edhe ka humbur vendin në formacionin bazë të Tuchelit.

Lajme të ngjashme