Man United publikon listën për Ligën e Evropës
Manchester Untied ka publikuar listën për dy ndeshjet e Ligës së Evropës që do t'i zhvillojnë ndaj Barcelonës.
Skuadra e trajnerit Erik ten Hag vazhdon të "luftojë" për katër trofetë, pasi do të përballen me Barcelonën në Ligën e Evropës, ndaj Newcastle United në finalen e Carabao Cup, në raundin e pestë ndaj West Hamit në FA Cup dhe garën për titullin e Premierligës.
"Djajtë e Kuq" kanë dërguar në UEFA listën me 25 lojtarë, duke e ndryshuar listën pra duke shtuar nënshkrimet e reja si Wout Weghorst, Jack Butland dhe Marcel Sabitzer.
Për prurjet e reja, Man United ka hequr futbollistët që u larguan në janar si Cristiano Ronaldo, Axel Tuanzebe dhe Martin Dubravka. ndërsa, lojtarët e akademisë si Anthony Elanga mund të ftohen edhe pa qenë në listën e skuadrës.
Ronaldo iu bashkua skuadrës arabe Al Nassr muajin e kaluar pasi ndërpreu kontratën. Tuanzebe kaloi te Stoke City në formë huazimi, derisa marrëveshja me Newcastle për Dubravka u ndërpre para kohe.
Ndërkohë, Man United huazoi Weghorst deri në fundin e sezonit nga Burnley, Butland nga Crystal Palace dhe Sabitzer nga Bayern Munich.
Ten Hag padyshim do të ketë nevojë për tërë skuadrën në mënyrë që të përballet me Barcelonën në Ligën e Evropës, meqenëse edhe yjet si Antony dhe Anthony Martial janë të lënduar.
Eriksen, Scott McTominay dhe Donny van de Beek gjithashtu bëjnë pjesë në këtë listë.