Man United planifikon rinovimin e kontratës së Ten Hagut
Manchester United planifikon nisjen e negociatave për rinovimin e kontratës së trajnerit Erik ten Hag.
Tekniku holandez mori drejtimin e klubit anglez në vitin 2022 dhe drejtoi klubin drejt titullit të Carabao Cup, si dhe përfunduan në pozitën e tretë duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Man United ka besim të plotë te Ten Hag pavarësisht rezultateve zhgënjyese këtë edicion dhe këtë e kanë konfirmuar duke nisur negociatat për t’ia vazhduar edhe për një vit kontratën.
Kontrata e Ten hag skadon në vitin 2025 me opsion për një tjetër, ndërsa me rinovimin e ri – ai do të vazhdojë qëndrimin edhe për 18 muaj të tjerë.
Drejtuesit e Man Unitedit janë të lumtur me punën e Ten Hag, sidomos pasi s’ia plotësuan të gjitha dëshirat në afatin kalimtar veror.
Kjo gjë padyshim s’do t’i pëlqejë yllit të skuadrës Jadon Sancho, pasi u përjashtua nga trajneri holandez për arsye disiplinore, me këtë të fundit që ka treguar se dëshiron rregull duke e larguar edhe Cristiano Ronaldon.
Ndërkohë, Man United vazhdon të jetë në shitje me familjen Glazers që shpresonin ta shesin për 6 miliardë euro.