Man United pas penalltive eliminon Brightonin, kualifikohet në finale të FA Cup
Manchester United ka siguruar finalen e FA Cup duke mposhtur Brightonin pas penalltive.
“Djajtë e Kuq” u treguan më të saktë në 11-metërsha duke shënuar fitore me rezultat 7:6, pasi rezultati i kohës së rregullt dhe vazhdimeve rezultoi të jetë 0:0.
Brighton e filloi me mirë ndeshjen duke pasur tre raste të mira, me anë të Mac Allister dhe Julio Enciso, por asnjëri prej tyre nuk arritën t'i finalizojnë.
Man United pastaj tentoi me anë të Bruno Fernandes që dështoi përballë portierit, derisa Christian Eriksen ishte afër të shënonte një gol të bukur nga distanca.
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me vendasit që kishin më shumë dominim mirëpo edhe Man Unitedi gjithashtu rrezikoi me anë të anësorëve të krahut, por sërish s'kishte finalizim nga asnjëra skuadër.
Një rast të artë që vlen të ceket e kishte mesfushori Marcel Sabitzer, që ishte pranë të realizonte në kohën shtesë me një goditje nga distanca.
Kësisoj, meqenëse s'kishte gol në kohën e rregullt ose në vazhdime, fituesi u vendos nga pika e bardhë - ku skuadra e Erik ten Hagut ishin më të saktë.
Solly March doli të jetë fytyra tragjike e Brightonit duke humbur penalltinë e shtatë, pasi të gjithë lojtarët u treguan të saktë.
Kështu, Man United avancon në finale të FA Cup, aty ku do të takohen me Manchester Cityn, që dje eliminoi Sheffield Unitedin.