Man United interesohet për Joselun - NACIONALE

Man United interesohet për Joselun

3 javë më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e qendërsulmuesit të Espanyolit, momentalisht i huazuar te Real Madrid Joselu.

Klubi anglez ka nisur punën duke shikuar disa lojtarë që mund t’i sjellë në “Old Trafford” në verë, ndërsa spanjolli është ndër emrat që pëlqehet nga bordi.

Man United është duke e vëzhguar situatën e Joselus, duke e parë si alternativa adekuate e Rasmus Hojlund, në rast që danezi ka probleme me lëndime apo një gjë të tillë.

Joselu vlerësohet si një lojtar me fizik të shkëlqyer dhe që gjendet lehtë në shumë hapësira të fushës, ndërsa e njeh mirë edhe Premierligën pasi ka luajtur për katër vite.

Megjithatë, një lëvizje për spanjollin do të varet edhe nga drejtori i ri sportiv që do ta marrë pozitën në fundin e sezonit. Raportohet të jetë Dan Ashworth që e la Newcastle Utd në muajin shkurt.

Sidoqoftë, në secilën situatë prioriteti i Joselus mbetet qëndrimi në Madrid. Ai e ka plotësuar ëndrrën që të luajë me ekipin e parë dhe nuk e shqetëson fakti që është rezervist, pasi zhvillon minuta mjaftueshëm.

Në mënyrë teorike, Joselu do të rikthehet te Espanyol në verë, por e meriton qëndrimin në “Santiago Bernabeu”, falë 13 golave dhe tre asistime.

“Shpresoj të qëndroj edhe për një tjetër vit dhe ta shijoj këtë. E di rolin që duhet të kontribuojë dhe jo të gjitha skuadrat kanë një profil të lojtarit si unë”.

Kurse, Real Madrid ende s’ka vendosur nëse do ta mbajë Joselun duke marrë parasysh se janë të fokusuar plotësisht në nënshkrimin me Kylian Mbappen e PSG-së.

Lajme të ngjashme