Man United i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit
Sulmuesi Marcus Rashford po lufton për ta shpëtuar karrierën te Manchester Unitedi pasi klubi anglez ishte i hapur për ta shitur në verë, ndërsa po presin ende të dëgjojnë oferta.
“Djajtë e Kuq” janë të shqetësuar mbi jetën e Rashford jashtë fushës ngase ka frikë se më nuk është i fokusuar në futboll, siç duhet të jetë.
Sipas raportit, anglezi po merret me një numër të shqetësimeve që po i ndikojnë edhe në paraqitje.
Rashford u gjobit me dy javë pa pagë pasi u pa duke festuar në Belfast gjatë muajit janar, edhe pse kishte kërkuar në klub të mungonte shkaku që është “i sëmurë”.
Rashford ende ka kohë për ta shpëtuar karrierën nën urdhrat e Ruben Amorim, ndërsa ka shënuar tre gola në pesë paraqitje, por koha po i mbaron, me Unitedin që dëshiron ta sheh të uritur për sukses.
Ndërkohë, Unitedi do të ishte i hapur për ta shitur qysh në janar megjithatë opsionet e vetme janë PSG-ja dhe Arabia Saudite.
Edhe pse arabët janë gati të japin shumë para, Rashford preferon qëndrimin në Evropë mirëpo nuk do ta konsideronte largimin nga “Old Trafford” këtë dimër.