Man United gati ta ‘sakrifikojë’ Antonyn për Gabriel Barbosan - NACIONALE

Man United gati ta ‘sakrifikojë’ Antonyn për Gabriel Barbosan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag është i gatshëm ta ofrojë sulmuesin Antony në janar për të nënshkruar me yllin e Brazilit Gabriel Barbosa.

“Djajtë e Kuq” investuan 85 milionë funte në vitin 2022 për Antony, mirëpo lojtari nuk e ka gjetur asnjëherë formën që kishte te skuadra holandeze.

Në fakt, ai këtë sezon nuk ka shënuar ose asistuar në 11 paraqitje derisa është edhe i akuzuar për sulm seksual ndaj ish të dashurës, gjë që e ka mohuar.

Ten Hag ka filluar ta humbë durimin me Antonyn, derisa e largoi pas vetëm një ore lojë të shtunën ndaj Fulhamit.

Kësisoj, “Mirorr” raporton se Man United është i hapur ta shkëmbejë Antonyn me Barbosen, i cili ka realizuar 18 gola dhe mund të shitet për 20 milionë funte.

Man United e di se do të ishte e ‘pamundur’ për ta shitur brazilianin, mirëpo ka shpresë që lojtari të pranojë huazimin deri në fundin e sezonit

Kontrata e Antonyt zgjat deri më 2026 dhe gjiganti anglez nuk ka asnjë shans që të paguajë rreth 85 milionë euro që paguan 18 muaj më parë.

Lajme të ngjashme