Man United e bën prioritet yllin e Atalantas, gati oferta 50 milionëshe - NACIONALE

Man United e bën prioritet yllin e Atalantas, gati oferta 50 milionëshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United do të bëjë një ofertë të re për sulmuesin Rasmus Hojlund dhe besojnë se 50 milionë funte do të ishin të mjaftueshme për të arritur marrëveshje me Atalantan.

“Djajtë e Kuq” ditë më parë kompletuan transferimin e parë, duke sjellë Mason Mountin në “Old Trafford” nga Chelsea.

Tani gjiganti anglez e ka bërë prioritet nënshkrimin me një sulmues, duke provuar të nënshkruajë me Hojlund pasi Harry Kane që ishte i preferuari i Erik ten Hag u konsiderua shumë i shtrenjtë me Tottenhamin që kërkoi 100 milionë funte.

Sipas “The Telegraph”, 20 herë kampioni i Anglisë do të dërgojë një ofertë zyrtare te Atalanta në një marrëveshje 50 milionë funtesh, duke besuar se kjo ofertë do ta bind gjigantin italian.

Atalanta nënshkroi me Hojlund për 17 milionë euro nga Sturm Graz gushtin e kaluar dhe 20-vjeçari impresionoi në edicionin e parë duke shënuar 10 gola në 34 paraqitje.

Falë këtyre paraqitjeve, sulmuesi edhe mori ftesë nga kombëtarja e Danimarkës ku tani ka shënuar gjashtë gola në gjashtë paraqitje.

Më herët këtë muaj u raportua se Atalanta e kishte refuzuar një ofertë në vlerën e 35 milionë euro për danezin nga “Djajtë e Kuq”.

Hojlund shihet si një alternativë më e lirë se Kolo Mouani, pasi Frankfurt kërkon 100 milionë euro për ta lejuar 24-vjeçarin të largohet.

Lajme të ngjashme