Man United – Chelsea: Analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për derbin anglez - NACIONALE

Man United – Chelsea: Analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për derbin anglez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United do të jetë nikoqir i Chelseas, në kuadër të kryederbit që s’u zhvillua në xhiron e 32-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” kanë nevojë vetëm për një pikë për ta siguruar Ligën e Kampionëve, derisa Chelsea nuk ka ndonjë objektiv pasi nuk ka gjasa në Evropë.

Mungesat e të dy skuadrave:

Si Manchester United, ashtu edhe Chelsea do të kenë një numër të madh të mungesave para derbit anglez që zhvillohet në “Old Trafford”.

Vendasit janë pa yjet si Lisandro Martinez, Donny van de Beek, Tom Heaton, Marcel Sabitzer, Phil Jones derisa mbetet në dyshime sulmuesi Marcus Rashford.

Në anën tjetër, te Chelsea mungojnë një numër edhe më i madh i lojtarëve si, Reece James, Benoit Badiashile, N’Golo Kante, Mason Mount, Marc Cucurella, Ben Chilëell, Marcus Bettinelli dhe Mateo Kovacic.

Analizë:

Manchester United ka nevojë vetëm për një pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pas fitores 1-0 ndaj Bournemouth në fundjavë. Si nikoqir në Premierligë këtë sezon ata kanë humbur vetëm një herë dhe tetë golat e pësuar në “Old Trafford” janë më së pak në ligë.

Chelsea tani ka vetëm një fitore nga dhjetë ndeshjet e fundit të Premierligës pas humbjes 1-0 ndaj Manchester City të dielën. Vetëm tre skuadra në ligë kanë shënuar më pak herë si mysafir se Blutë (17) këtë sezon.

Kundër një skuadre të Chelseat me besim të ulët dhe me një numër lojtarësh që mungojnë për shkak të lëndimeve, United ndoshta do të marrë tre pikët këtu.

Formacionet e mundshme:

Man United (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Lindelof, Varane, Wan-Bissaka; Eriksen, Casemiro; Rsahford, Fernandes, Antony; Martial.

Chelsea (3-4-1-2): Kepa; Fofana, Silva, Chalobah; Azpilicueta, Fernandez, Loftus-Cheek, Hall; Callagher; Sterling, Havertz.

Parashikim: Man United 3:1 Chelsea.

Lajme të ngjashme