Man United bën ofertën e parë për Cucurellan, refuzohet nga Chelsea - NACIONALE

Man United bën ofertën e parë për Cucurellan, refuzohet nga Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka bërë ofertën e parë hapëse për mbrojtësin Marc Cucurella në formë huazimi, por që është refuzuar nga Chelsea.

Spanjolli nuk është në planet e Mauricio Pochettinos dhe është i lirë për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

“Djajtë e Kuq” e kanë bërë prioritet 25-vjeçarin, meqenëse tani kanë humbur dy mbrojtës të krahut pra Luke Shaw dhe Tyrell Malacia shkaku i lëndimeve.

Sidoqoftë, sipas “The Athletic”, Man United ka bërë një ofertë huazimi për një sezon duke ofruar 2 milionë euro.

Mirëpo, Chelsea ka hedhur poshtë ofertën hapëse ngase do ta lejojnë të largohet spanjollin por duan së paku 7 milionë euro.

Dy klubet do të vazhdojnë negociatat në orët e ardhshme me shpresën që të gjendet një marrëveshje.

Nuk është hera e parë që Man United dhe Chelsea kanë vështirësi një ‘biznes’ pasi më herët në këtë afat veror u nevojiten disa javë që të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ për Mason Mount.

Problemi kryesor mbetet koha e shkurtër ngase do të mbyllet afati kalimtar veror, kësisoj Man United do të tentojë ta bind klubin londinez dhe nëse dështojnë do të fokusohen te alternativat.

Në listën e Man Unitedit ndodhen edhe Nicolas Tagliafico dhe Marcos Alonso, mirëpo që Cucurella mbetet i preferuari i Ten Hagut.

Lajme të ngjashme