Man United bën ‘mrekullinë’, përmbys Man Cityn për më pak se tre minuta
Manchester United ka arritur ta bëjë përmbysjen e madhe ndaj Manchester Cityt në kuadër të kryederbit të kësaj xhiro në Premierligë.
Pas golit të Bruno Fernandes, vetëm një aksion tutje ishte talenti Alejandro Garnacho që asistoi për mrekulli te Marcus Rashford. Anglezi pastaj e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (84’).