Man City - Real Madrid: Gjithçka që duhet të dini
Manchester City do të ndeshet me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në 'Etihad', të martën mbrëma, me fillim nga ora 21:00.
Derisa po futemi në fazën e fundit të fushatës në Ligën e Kampionëve, fansat do të presin me frymëmarrje të shpeshtuar gjyësmëfinaleve që fillojnë këtë mesjavë.
Fillimisht, lideri i Premier Ligës sonte ndeshet me gjigantin e La Ligas, Real Madridin, në përballjen e parë të katërshes së fundit në 'Etihad', zonja dhe zotërinj që jeni futbolldashës.
Manchester City arriti deri këtu në këtë garë, pasi kryesoi Grupin A, ku bënin pjesë edhe PSG, RB Leipzig dhe Club Grugge, teksa "Qytetarët" regjistruan katër fitore dhe dy humbje.
Djelmoshat e Pep Guardiolas me lehtësi tejkaluan pengesën e quajtur Sporting CP në fazën e eleminimit direkt, para se të hasnin në rezistencë të fortë nga Atletico Madridi në çerekfinale, por eventualisht arritën të vazhdojnë tutje falë një fitoreje 1-0 nga dy ndeshjet.
Real Madridi, ndërkohë, kryesoi Grupin D, para Interit, Shakhtarit dhe Sheriffit. Skuadra e Carlo Ancelottit bëri një rikthim të fuqishëm për të mposhtur PSG-në në fazën e eleminimit direkt, para se të zhvillonte dy ndeshje tjera të jashtëzakonshme kundër Chelseat në çerekfinale, teksa vazhdoi tutje drejt gjysmëfinales falë rezultatit të përgjithshëm.
Të dyja, Manchester City dhe Real Madridi kanë fituar dy ndeshjet e fundit, pasi humbën një më herët. Do të jetë një përplasje interesante mes dy skuadrave që drejtohen nga dy prej trajnerëve më të suksesshëm të lojës.
Manchester City ka disa shqetësime para ndeshjes, derisa mbrojtësi Kyle Walker (kyçi i këmbës) dhe John Stones (muskuli) janë në dyshim dhe është thënë se për ta do të merret një vendim ditën e ndeshjes.
Joao Cancelo është përjashtuar si opsion për shkak të pezullimit. Kevin De Bruyne dhe Nathan Ake luajtën me dhimbje në fundjavë kundër ëatfordit dhe duhet të jenë të gatshëm për të martën.
Me Cancelon jashtë, ëalker mund të rikthehet me nguti në formacion për ndeshjen, ndërsa Ruben Dias dhe Aymeric Laporte pritet të aktivizohen në pozitën e qendrës së mbrojtjes. Ake mund të startojë në krahun e majtë, para Oleksandr Zinchenkos për të ofruar më shumë siguri në mbrojtje. Ederson Moraes është titulluar i padiskutueshëm në portë.
Rodri me siguri do të jetë në qendrën me mesfushës me tre futbollistë, ku ai do të ketë punë të vështirë kundër Luka Modricit dhe Toni Kroosit. Kevin De Bruyne do të merret me aspektin kreativ. Vendi për lojtarin e tretë është i hapur për garë mes Ilkay Gundoganit dhe Bernardo Silvas, me këtë të fundit që me shumë gjasë do të marrë dritën e gjelbër për aktivizim për shkak të etikës së punës.
Gabriel Jesus tregoi paraqitje të jashtëzakonshme kundër Watfordit në fundjavë, kur shënoi katër gola. Pavarësisht shpërthimit të tij, braziliani mund të mbetet jashtë formacionit startuez, me Riyad Mahrezin favorit për të startuar në krah. Raheem Sterling pritet të vazhdojë në krahun e majtë, ndërsa Phil Foden thuhet se do ta zëvendësojë Jack Grealishin si 9-sh fals.
Formacioni i mundshëm: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Ake; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling.
Real Madridi
Eden Hazardi, Luka Jovic dhe Mariano Diaz kanë mbetur jashtë kontestit për shkak të lëndimeve dhe nuk kanë udhëtuar drejt Mançesterit. David Alaba, Casemiro dhe Ferland Mendy kanë udhëtuar drejt Anglisë, por mbeten në dyshim për ndeshjen dhe për ta do të merret një vendim para ndeshjes për të vendosur rreth disponueshmërisë.
Raportet nga Spanja potencojnë se Mendy dhe Alaba mund të jenë të gatshëm për përzgjedhje, por Casemiro mund të mos jetë i gatshëm. Skuadra e Carlo Ancelottit ka pasur pushim më të gjatë para ndeshjes së sontme, derisa përballjen e mëhershme në ligë e kishte zhvilluar të mërkurën e kaluar. Kështu, lojtarët e Real Madridit me shumë gjasë do të jenë më të freskët se kundërshtarët.
Thibaut Courtois e ka të garantuar startin. Eder Militao dhe Alaba, nëse janë të gatshëm, mund të përfundojnë në mbrojtje. Nëse austriaku nuk është i gatshëm, Nacho Fernandez mund të aktivizohet në zemër të mbrojtjes së 'Merengues'. Dani Carvajal dhe Mendy pritet të luajnë si mbrojtës anësorë.
Rodrygo Goes ka qenë në formë të mirë dhe duhet të startojë në krahun e djathtë. Karim Benzema dhe Vinicius Junior e kanë vendin të garantuar.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius