Man City në bisedime me gjashtë klube për shitjen e Kalvin Phillips - NACIONALE

Man City në bisedime me gjashtë klube për shitjen e Kalvin Phillips

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është duke diskutuar me plot gjashtë klube për shtjen e mesfushorit Kalvin Phillips.

Që kur iu bashkua skuadrës së Guardiolas nga Leeds Unitedi para 18 muajve, anglezi ka dështuar ta zërë vendin në formacionin bazë dhe ka nevojë për minutazhë përndryshe nuk do të ftohet në “Euro 2024”.

Sipas “The Telegraph”, për dallim nga Guardiola që e sheh si të panevojshëm, gjashtë klube të ndryshme kanë shprehur interesim për mesfushorin.

Crystal Palace, West Ham United dhe Newcastle e pëlqejnë në Premierligë, derisa interesim nga jashtë kanë treguar Barcelona, Juventus si dhe Atletico Madrid.

Phillips preferon t’i bashkohet ndonjë klubi më të madh para Crystal dhe West Ham, megjithatë kërkon t’i garantohet minutazha pasi synon të jetë titullar në “Euro 2024”.

Barcelona, më saktësisht drejtori sportiv Deco e sheh si “ëndërr” anglezin duke besuar se është adekuati për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin.

Katalunasit po vuajnë në pozitën e mesfushorit defansiv, mirëpo nuk kanë para për ta blerë lojtarin andaj e tëra që mund të tentojnë është huazimi për gjashtë muaj.

Lajme të ngjashme