Man City i vendos ultimatum Pep Guardiolas
Manchester City dëshiron një përgjigje nga trajneri Pep Guardiola nëse dëshiron të qëndrojë apo jo, brenda këtij viti kalendarik.
Guardiola që ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës, publikisht e ka pranuar se largimi i tij nga City është duke iu afruar.
Sidoqoftë, City preferon ta mbajë edhe për disa vite, andaj edhe ka nisur bisedimet për t’ia rinovuar kontratën, mirëpo përgjigja përfundimtare do t’i takojë vetë teknikut katalunas.
“ESPN” raporton se bordi i Cityt e ka informuar Guardiolan se duhet ta jep përgjigjen përfundimtare para fillimit të vitit 2025, në mënyrë që klubi anglez të nisë punën për projektin e radhës.
City është duke konsideruar në fakt disa trajnerë, si ai i Sporting CP Ruben Amorim, i cili po punon me drejtorin e ri të Cityt, Vianna.
“Athletic” ndër të tjera shtoi se Amorim mund të jetë favoriti për Vianan si zëvendësuesi i Guardiolas, por lidhja fantastike të dy palëve nuk nënkupton me garanti se do të ribashkohen në “Etihad” sezonin e ardhshëm.