Man City fiton garën me Barcelonën, siguron shërbimet e talentit argjentinas
Manchester City duket se e ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e talentit Claudio Echeverri.
17-vjeçari vlerësohet si një nga perspektivat më të mira në botë për momentin, me top gjigantët evropianë që po e vëzhgonin që disa muaj.
Barcelona raportohej se pëlqente tejet shumë lojtarin që kur impresionoi në Kupën e Botës U17 me kombëtaren e Argjentinës.
Sidoqoftë, edhe pse lojtari ishte i interesuar për kalimin te Barcelona, River Plate e refuzoi menjëherë ofertën në vlerën e 25 milionë eurove.
Si pasojë e kësaj Barcelona u tërhoq shkaku i arsyeve financiare, kunga kjo situatë ka përfituar Man City që e ka kompletuar marrëveshjen me Echeverrin.
Gjiganti anglez ka mbyllur marrëveshjen me River Plate për 17-vjeçarin, në një marrëveshje mbi 25 milionë dollarë.
Përpos kësaj, lojtari do të vazhdojë të qëndrojë edhe për një kohë te klubi argjentinas, rreth gjashtë muaj deri në 1 vit pasi gjasat janë të vështira për t’u pajtuar në një marrëveshje dyvjeçare.
Echeverrin ëndërron Barcelonën por që nuk e ka mohuar edhe kalimin te City, që po vazhdon të dominojë në Angli këto vitet e fundit, si dhe fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Claudio Echeverri está por ser vendido a @ManCity.
— Gastón Edul (@gastonedul) December 26, 2023
25 millones de dólares.
Va a quedarse un tiempo más en River. Entre 6 meses y un año. Es difícil que se logre un acuerdo por dos años más.