Man City e përmirëson gabimin pasi e vendosi Kosovën si pjesë të Serbisë - NACIONALE

Man City e përmirëson gabimin pasi e vendosi Kosovën si pjesë të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City e ka përmirësuar gabimin e bërë duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë gjatë zyrtarizimit të mesfushorit Mateo Kovacic.

Kampioni i Premierligës mori kritika të mëdha me zyrtarizimin e kroatit, ku duke vendosur hartën e Ballkanit “harroi” ekzistencën e Kosovës.

Lidhur me këtë situatë patë reagime të shumta, e si pasojë Man City tani ka reaguar duke e përmirësuar një gabim të tillë.

Skuadra angleze fillimisht kërkoi falje te disa persona për gabimin e bërë e tani e kanë përmirësuar duke e rregulluar foton, ashtu siç duhet të jetë.

Në atë njoftim të Kovacicit, tani harta duket më së miri ku shihet edhe Kosova.

Përndryshe, Kovacic ishte transferimi i parë i klubit anglez duke nënshkruar kontratë katërvjeçare si zëvendësuesi i Ilkay Gundoganit që iu bashkua Barcelonës.

Lajme të ngjashme