Man City e mbyll fazën grupore me fitore, e mposht Crvena Zvezden
Manchester City me lojtarë kryesisht të ekipit të rinjve ka triumfuar në udhëtim te skuadra serbe Crvena Zvezda.
“Qytetarët” ishin shumë herë më të mirë nga minuta e parë, duke fituar në fund me rezultat 1:2.
Micah Hamilton me një gol spektakular i dha epërsinë Cityt pas 19 minutave lojë.
Man City vazhdoi të dominonte, duke pasur edhe disa raste shënimi por që nuk ia dolën t’i finalizojnë.
Në pjesën e dytë, i riu norvegjez Oscar Bobb dribloi tre futbollistë dhe shënoi për rezultatin 0:2.
Vendasit përfituan nga një gabim në mbrojtje për ta ngushtuar epërsinë me anë të In-Boem Hwang (76’).
Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë Man City e vulosi fitoren me Kalvin Phillips që realizoi nga pika e bardhë (85’).
E tëra që bëri deri në fund klubi serb, ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit përmes Aleksandar Katai (90+2').
Kështu, Man City kualifikohet nga grupi G me 18 pikë nga 18 të mundshme, derisa si pozitë e dytë sigurimin e kishte siguruar edhe RB Leipzig.