Man City e “demolon” Huddersfieldin, avancon tutje në FA Cup
Manchester City ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Huddersfield për të avancuar në rrethin e 16-të të FA Cup.
“Qytetarët” ishin të jashtëzakonshëm duke fituar me rezultat të thellë 5:0.
Phil Foden me një gol të bukur i dha epërsinë Man Cityt duke përfituar nga asistimi i Alvarezit (33’).
Ndërsa, vetëm katër minuta më vonë Alvarez u asistua nga Lewis për ta dyfishuar epërsinë (37’).
Në pjesën e dytë, Man City mori edhe më shumë dominimin pasi De Bruyne dhe Doku u rikthyen nga lëndimet.
Talenti norvegjez Oscar Bobb u përkujdes për golin e tretë pas asistimit të Nunes (58’).
Kurse, Foden realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Cityn pas asistimit të Kovacicit (65’).
Fitoren e vulosi vetë Doku pas asistimit të De Bruynes (74’).
Kësisoj, Man City avancon në raundin e katërt të FA Cup dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.