Man City dhe Liverpool gati të “luftojnë” për Wirtz - NACIONALE

Man City dhe Liverpool gati të “luftojnë” për Wirtz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City dhe Liverpool janë gati të garojnë për mesfushorin e talentuar Florian Wirtz, pavarësisht interesimit të Bayern Munichut.

Gjermani është në formë të jashtëzakonshme, duke qenë më meritori se pse Leverkuseni është duke prirë në Bundesliga.

Leverkusen nuk konsideron asnjë mundësi që ta shesë në janar mirëpo janë në dijeni se do ta kenë shumë të vështirë ta mbajnë për sezonin tjetër.

Bayern Munich shihet si favoriti pasi lojtari dëshiron të mbetet në Gjermani, mirëpo “90min” raporton se Man City dhe Liverpool gjithashtu do t’i bashkohen kësaj gare.

Të dy klubet angleze po provojnë ta tundojnë lojtarin duke e ftuar në Premierligë, me shpresën që gjermanit t’i pëlqejë futbolli anglez.

Wirtz në fakt ka qenë në “radarin” e Cityt para se ta pësonte atë lëndimin e rëndë, që e ndryshoi tërë historinë.

City i dërgoi skautët edhe në fitoren e Leverkusenit ndaj Hoffenheimit, ku Wirtz arriti edhe të shënojë.

Përndryshe, numri 10 i Leverkusenit ka shënuar tre gola dhe dhuruar pesë asistime në 13 paraqitje, si dhe tetë kontributa tjerë në Ligën e Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Lajme të ngjashme