Man City bën ofertë zyrtare për yllin e Wolves - NACIONALE

Man City bën ofertë zyrtare për yllin e Wolves

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka dërguar një ofertë zyrtare për mesfushorin e Wolverhamptonit, Matheus Nunes.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” kanë ofruar 50 milionë euro përfshirë bonuset.

“Man City tani ka bërë një ofertë zyrtare te Wolves për Matheus Nunes”.

“Propozimi është 50 milionë euro përfshirë bonuset, që do të diskutohen në marrëveshje”, shkroi ai.

Wolves më parë nuk mendonte shitjen e portugezit por tani kjo ofertë zyrtare mund t’ua ndryshojë vendimin.

Nunes gjithashtu është i hapur për t’iu bashkuar gjigantit anglez, meqenëse ka arritur edhe marrëveshje personale.

Ndërkohë, Wolves do të jep një përgjigje zyrtare në ditët në vijim – meqenëse kanë mbetur vetëm shtatë ditë para se të mbyllet afati veror.

Në rast që dështojnë të sigurojnë shërbimet e Nunos, atëherë Man City do të rikthehet në garë për shërbimet e yllit të Crystal Palace Eze.

Lajme të ngjashme