Mallorca e Vedat Muriqit e eliminon Gironan nga Kupa e Mbretit - NACIONALE

Mallorca e Vedat Muriqit e eliminon Gironan nga Kupa e Mbretit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mallorca ka bërë befasinë duke eliminuar Gironan nga Kupa e Mbretit, për t’u kualifikuar tutje.

Vendasit fituan me rezultat të ngushtë 3:2, me yllin e Kosovës Vedat Muriqi që u inkuadrua në minutën e 71-të.

Larin pas një asistimi të Rodriguez i dha epërsinë Mallorcas pas 21 minutave lojë.

Shtatë minuta më vonë Prats që po kalon një formë të mirë individuale e dyfishoi epërsinë nga një top i kthyer (28’).

I njëjti pastaj e vulosi fitoren duke realizuar nga pika e bardhë (35’), rezultat me të cilën përfundoi kjo pjesë.

Girona u këndell mirë në pjesën e dytë, mirëpo jo mjaftueshëm që ta bëjë ndonjë përmbysje.

Stucani shënoi nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë (68’), kurse Savio realizoi golin e fundit në minutat shtesë (90+6’).

Kësisoj, Mallorca siguron një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Lajme të ngjashme