Malisheva ankohet në ndarjen e drejtësisë pas humbjes nga Llapi - NACIONALE

Malisheva ankohet në ndarjen e drejtësisë pas humbjes nga Llapi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Malisheva është ankuar në ndarjen e drejtësisë në humbjen e pësuar nga Llapi.

Skuadra nga Podujeva triumfoi me rikthim ndaj Malishevës, duke shënuar dy herë në kohën shtesë.

Sidoqoftë, Malisheva ka numëruar disa raste ku sipas tyre kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“REFLEKTIM NGA NDESHJA E SOTME MALISHEVA VS LLAPI

Disa nga momentet kyçe të cilat ndryshuan rrjedhën e lojës dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar

- Na mohohet penaltia nga VAR

- VAR nuk e rikthen ekzekutimin e penaltisë së Llapit edhe pse shihet qartazi se lojtari futet në zonë para se të ekzekutohet penaltia.

- Në vend se të jepet faul në favor tonin, ndëshkohemi me penalti.

- Ndëshkohemi me 7 kartonë gjatë ndeshjes shumica prej tyre për reagim. Kudo në botën e futbollit reagohet ndaj vendimeve të gjyqtarit, te ne ose duhet ta pranosh autoritetin e gjyqtarit me përulësi ose ndëshkohesh.

- Dhe më absurdja jepen 17 minuta lojë shtesë, 14 vetëm në pjesën e dytë. Në një univers normal, bazuar në rrjedhën e lojës nuk mund të jepeshim më shumë se 3 minuta.

Klubi zyrtarisht do të bëj ankesë në FFK lidhur me rrjedhën e lojës së sotme”, shkroi klubi.

Lajme të ngjashme