Maguire: West Ham nuk arriti marrëveshje me Man Unitedin
Mbrojtësi i Manchester Unitedit Harry Maguire thotë se mundësia që t’i bashkohet West Hamit dështoi shkaku që dy klubet nuk arritën marrëveshje.
Anglezi ishte shumë pranë që të largohej nga “Old Trafford” pasi iu hoq edhe shiriti i kapitenit.
Trajneri i West Hamit David Moyes tregoi haptas dëshirën për të nënshkruar me Maguire dhe u raportua për një marrëveshje ndërmjet klubeve për 30 milionë funteve.
Sidoqoftë, Maguire thotë se asnjë marrëveshje nuk ishte arritur dhe që do të luftojë për vendin në formacionin bazë.
“Të luaj titullar është shumë e rëndësishme për mua dhe ka qenë gjatë tërë karrierës”.
“Mundësia që të shkoja te West Ham nuk ishte arritur mes klubeve dhe vetes sime, prandaj s’ishte shansi im që të them vetëm po”.
“Mundësia aktuale nuk ishte aty sepse nuk mbërritur deri në atë pikë. West Ham është klub masiv, fokusi im është te Man Unitedi”.
“Dua të luftoj për vendin tim, por sigurisht minutazha është shumë e rëndësishme”.
Ndërkohë, u përmend se West Ham ishte pajtuar me “Djajtë e Kuq” për një marrëveshje mbi 30 milionëshe por që anglezi refuzoi ta zbresë pagën që t’i bashkohet skuadrës londineze.