Maguire e humb vendin edhe në Kombëtare, paralajmëron trajneri i Anglisë - NACIONALE

Maguire e humb vendin edhe në Kombëtare, paralajmëron trajneri i Anglisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gareth Southgate e ka paralajmëruar Harry Maguiren se do ta ketë shumë të vështirë të luajë për Anglinë në të ardhmen, për shkak se e ka humbur tash e një kohë vendin e titullarit në ekipin e vet Manchester United.

Maguire, i cili u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur Unitedi e bleu për rreth 90 milionë euro, nuk është më zgjedhja e parë në mbrojtje në klubin e tij, megjithëse u p emërua kapiten.

Ai e humbi vendin në skuadër menjëherë pas ardhjes së Lisandro Martinezit në klub dhe para tij në radhët e përzgjedhjes janë Raphael Varane dhe Victor Lindelof, dhe madje mbrojtësi i majtë Luke Shaw që ka luajtur qendërmbrojtës.

Si pasojë, Maguire i ka bërë vetëm shtatë paraqitje si titullar në ligë këtë sezon.

“Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë përgjithmonë”, tha Southgate, i cili i ka dhënë Maguires hiç më pak se 50 ndeshje si titullar për Anglinë dhe e thirri në skuadër për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 muajin e ardhshëm.

“Natyrisht se sa më gjatë që vazhdon kjo gjendje aq më shqetësuese bëhet dhe ne kemi mbrojtës si Marc Guehi, Lewis Dunk, Tyrone Mings, të cilët po luajnë mirë pa pasur përvojën e njëjtë në garat evropiane apo me kombëtaren”.

Ai shtoi: “Por ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë konkurrencë në këtë pjesë të fushës”.

Lajme të ngjashme