Mac Allister: Lojtarët e Liverpoolit më ngacmojnë duke thënë se “Klopp është babai im”
Mesfushori Alexis Mac Allister thotë se bashkëlojtarët e Liverpoolit janë duke e ngacmuar shkaku i lidhjes së ngushtë me trajnerin Jurgen Klopp.
Fituesi i Kupës së Botës arriti nga Brighton verën e kaluar dhe menjëherë u bë titullar i padiskutueshëm, duke qenë titullar në pesë ndeshjet e Premierligës deri më tani.
Shkaku i kësaj lidhje të ngushtë me teknikun gjerman, bashkëlojtarët po e ngacmojnë argjentinasin.
“Lidhja është 10 pikëshe, sapo arrita dhe gjithçka është e lehtë dhe perfekte. Por, disa nga bashkëlojtarët po më ngacmojnë sepse thonë se është babai im”.
“Lidhja është perfekte, është person që gjithmonë provon t’i qëndrojë pranë lojtarët. Ai ka momente të çmendura që mund t’i shohësh, por nuk mund të ndalësh së qeshuri. Është kënaqësi që punoj me të”.
Edhe pse Mac Allister sapo u rikthye nga ndeshjet e kombëtareve, Klopp e vendosi si titullar ndaj Wolves me teknikun gjerman që më vonë e pranoi se ishte gabim, por skuadra e dinte se do të ndodhte.
“Ndeshjen e fundit kur u riktheva nga kombëtarja, isha lojtari i vetëm amerikan-jugor që luajta. Pastaj më thanë se ai ishte babai im dhe nuk mund të më nxjerrë jashtë, që kisha luajtur tërë ato ndeshje dhe më bën të çmendesha”.
“Por prapa shakave, lidhja është spektakulore. Është person që e respektoj shumë dhe shpresoj të vazhdon kështu që të mësoj sa më shumë në fushë”.