Lunin rinovon kontratën me Real Madridin
Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2030.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, Real Madridi.
Portieri ukrainas ishte në dilemë për t’u larguar nga klubi këtë merkato pasi nuk po gjente vend në formacionin e trajnerit Italian.
Por ai tanimë ka vendosur të luftojë për pozitën e titullarit.