Lukaku: Unë në Milan? Kurrë, kurrë, kurrë - NACIONALE

Lukaku: Unë në Milan? Kurrë, kurrë, kurrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milani është duke e kërkuar Romelu Lukakun për ta përforcuar sulmin gatë kësaj vere, por sulmuesi belg ishte shprehur kategorikisht kundër kalimin në klubin kuqezi më 2021.

Në një intervistë në dhjetor 2021, sa ishte lojtar i Chelseat, Lukaku kishte thënë se asnjëherë nuk do të nënshkruante me Milanin.

Intervista ishte publikuar në fund të vitit 2021, e cila praktikisht ia hapi rrugë kthimit të Lukakut në Inter verën pasuese.

Lukaku kishte hasur në telashe të fitonte një vend në ekipin startues të Thomas Tuchel në Chelsea në atë kohë dhe e kishte pranuar se largimi nga Interi kishte qenë i gabueshëm.

Ai ishte pyetur po ashtu nëse do ta mendonte kalimin te rivalët e zilaltërve, Milan dhe Juventus, dhe përgjigja e tij kishte qenë tejet e qartë.

Gazetari nuk e kishte përfunduar pyetjen mirë dhe Lukaku ishte përgjigjur shpejt: “Kurrë, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë”, duke e tundur kokën vazhdimisht.

Avokati i tij Sebastien Ledure tha të enjten se ai nuk është në bisedime për t’iu bashkuar Milanit. Por pronarët e Milanit kanë marrëdhënie të mira me agjencinë e Lukakut Roc Nation.

Milani do t’i ketë paratë për ta blerë Lukakun pas kalimit të Sandro Tonalit në Newcastle United, derisa Interi në anën tjetër po bën përpjekje ta marrë atë përsëri në huazim.

Lajme të ngjashme