Lukaku: Interi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër
Sulmuesi i Chelseat në huazim te Interi, Romelu Lukaku, tha se Interi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër, pasi iu tha se ai mund të jetë në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Belgu shënoi sot ndaj Romës për epilogun final të takimit, 2:0, me Interin që deri atë moment po vuante duke fituar minimalisht me vetëm një gol të Federico Dimarcos.
“Jam vërtet i lumtur me paraqitjen e të gjithë ekipit, ne po arrijmë nivelin më të lartë”, tha Lukaku për DAZN.
Rezultati i lejoi ata të konsolidojnë vendin e katërt dhe të lëvizin pesë pikë më shumë se Roma, duke ruajtur një diferencë prej dy pikësh nga rivalët e qytetit, Milani.
“Thjesht duhet të vazhdojmë kështu, është momenti më i rëndësishëm për të gjithë. Ne e dimë situatën tonë dhe duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të lënduar kundërshtarët.”

Ishte një përballje e vështirë në Stadio Olimpico me shumë faulle dhe goditje të vështira.
“Më pëlqen kjo, nxjerr në pah dëshirën tonë për të fituar. Sot pamë edhe pjekurinë tonë, kështu e sollëm lojën në shtëpi. Tani duhet të rikuperohemi dhe nga nesër do të fillojmë të përgatisim ndeshjen kundër Milanit”.
Fakti që ai luajti të gjithë ndeshjes së sotme kundër Romës, ndërsa Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko ishin të pushuar, sugjeron që belgu fillimisht do të jetë në stol për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. A është goli i tij një mesazh për Simone Inzaghin?
“Interi është gjëja më e rëndësishme. Gjithçka në të cilën duhet të përqendrohem është të ndihmoj ekipin.”
🇧🇪🗣️ Le parole di #Lukaku dopo il successo dell'Olimpico https://t.co/eskcnIKYKe
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) May 6, 2023
Lukaku aktualisht është vetëm në huazim nga Chelsea dhe ka pasur raportime se ai do të rikthehet në klubin bazë nga trajneri i tyre i ri i mundshëm Mauricio Pochettino.
