Interi shënon fitore të lehtë ndaj Romës, zikaltrit synojnë pozitën e dytë në Serie A - NACIONALE

Interi shënon fitore të lehtë ndaj Romës, zikaltrit synojnë pozitën e dytë në Serie A

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 2:0, kështu duke u afruar shumë me vendin e dytë, Lazion, teksa me Juventusin e vendit të tretë i ka pikët e barabarta.

Zikaltrit kanë rikthyer formën në momentet vendimtare, pasi javë më parë mbeti jashtë vendeve që çojnë në Ligë të Kampionëve, e vetëm pak ditë më pas, tani është në luftë për pozitat e para(vendin e dytë dhe tretë).

Image

Skuadra e Simone Inzaghit ishte për një nuancë më e mirë në këtë ndeshje, ku përball kishte Romën e Jose Mourinhos, që po ashtu po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 33-të, kur Denzel Dumfries harkoi thellësisht në zonë, për ta gjetur Federico Dimarcon, i cili shënoi për 1:0, që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë, me dy skuadrat që patën raste të mira shënimi, por vetëm zikaltrit e shfrytëzuan, duke dyfishuar epërsinë.

Zhvillohej minuta e 74-të, kur Lautaro Martinez asistoi, ndërsa Romelu Lukaku me një goditje shumë të bukur shënoi për 2:0. Belgu tani çon në gjashtë numrin e golave në Serie A në 21 paraqitje, pas një fillimi shumë të ngadalshëm të sezonit.

Interi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt, tani me 63 pikë, aq sa ka Juventusi në vendin e tretë, teksa Lazio është e dyta me 64 pikë.

Lajme të ngjashme