Luis Campos dëshiron që Lionel Messi të rinovojë kontratën me PSG-në
Drejtori sportiv i Paris Saint-German, Luis Campos thotë se dëshiron që sulmuesi Lionel Messi të rinovojë kontratën me gjigantin francez.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua "Parisienëve" në verën e vitit 2021 pas një largimi nga Barcelona.
Messi nënshkroi kontratë dyvjeçare, ku fiton 35 milionë funte mirëpo Campos është duke shikuar mundësitë që ta bind lojtarin për të nënshkruar edhe për vitet në vijim
Sipas "Le Parisien", Campos është i etur që Messi të rinovojë kontratën pasi të gjithë në klub janë shumë të kënaqur me profesionalizmin e pabesueshëm të lojtarit.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi gjithashtu është impresionuar nga Messi duke e thënë haptas se është kënaqësi që të punojë me të çdo ditë.
Messi gjithashtu është në formë të shkëlqyer dhe nuk ka shfaqur shenja ngadalësimi duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar 10 asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.
Sidoqoftë, raportohet se aspekti financiar është problemi kryesor për kampionin e Francës.
Pasi regjistroi një humbje prej 350 milionë euro edicionin e kaluar, PSG është e shqetësuar se mund të mos e paguajnë pagën e Messit prej 41 milionë euro për sezon.
PSG thuhet se do t'i ofrojë kontratë edhe për një vit, edhe pse zyrtarisht ende nuk i është ofruar.
Më gjasë 35-vjecari do të kërkohet nga top klubet e mëdha evropiane. Sidoqoftë, Messi ka thënë se do të pres derisa të kryhet Kupa e Botës 2022 në Katar para se të marrë vendimin për të ardhmen.
Messi u bë agjent i lirë në vitin 2021 pasi kontrata me Barcelonën i skadoi. Mirëpo, raportohet se është i interesuar që të rikthehet me bisedimet e para që ishin mjaftë pozitive.
Trajneri Xavi Hernandez dhe presidenti Joan Laporta kanë shprehur gatishmëri për rikthimin e argjentinasit edhe pse momentalisht ende s’ka asgjë zyrtare.