Lucas Hernandez arrin marrëveshje verbale me PSG-në
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucas Hernandez ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin.
Francezi ishte në negociata për rinovim me klubin gjerman para se PSG-ja ta bënte prioritet, derisa “L’Equipe” raporton se një marrëveshje verbale është arritur.
Sidoqoftë, Bayern Munich tani duhet të bindet për ta lejuar Hernandezin të largohet, gjë që nuk do të jetë e lehtë për kampionin e Francës pavarësish fuqisë së madhe financiare.
27-vjeçari është rikthyer së fundmi në stërvitje me Bayernin pasi këputi ligamentin gjatë Kupës së Botës, mirëpo shpejtë ka ndalur bisedimet për rinovimin me “Bavarezzët” pasi ëndërron një rikthim në Francë.

Qendërmbrojtësi mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes gjë që i konvenon shumë të gjitha skuadrave që e duan.
E ardhmja e Sergio Ramosit dhe Presnel Kimpembe vazhdon të jetë në dyshime dhe vetëm njëri largohet nga “Parku i Princave”, atëherë do të ketë vend për një tjetër qendërmbrojtës.
Hernandez ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2024, andaj gjiganti gjerman mund të detyrohet ta shesë edhe më lirë nëse nuk gjejnë “gjuhën e përbashkët” për rinovimin e kontratës.
Në fakt 27-vjeçarit i është ofruar një kontratë e re në tavolinë deri më vitin 2027, por thuhet se nuk është ndarë i kënaqur me kushtet financiare.
Hernandez nuk është lojtari i vetëm që mund t’i bashkohet PSG-së pasi edhe mbrojtësi i Sportingut Manuel Ugarte pritet të jetë një transferim i verës.