Luajti me djalin në NBA, LeBron James: Për një baba, nënkupton gjithçka
LeBron James dhe Bronny James bënë historinë duke u bërë babai dhe djali i parë që luajnë së bashku në humbjen e Los Angeles Lakers ndaj Phoenix Suns.
Bronny Jams, i cili mbushi 20 vjeç të dielën, u fut në lojë në çerekun e dytë për të luajtur pranë babait të tij për herë të parë.
Dyshja ishin së bashku për katër minuta në humbjen e Lakers 118:114 ndaj Suns, si sfidë parasezonale në “Arcisure Arena”.
“Për një baba nënkupton gjithçka. Për dikë që nuk e ka pasur atë rritje, të jetë në gjendje ta ketë atë ndikim tek fëmijët tuaj dhe të ketë ndikim tek djali juaj. Mund të kaloni momente me djalin dhe në fund të fundit, të jesh në gjendje të punosh me djalin tënd. Mendoj se kjo është një nga gjërat më të mëdha që një baba mund të shpresojë ose të dëshirojë ndonjëherë”.
“Jam duke u përgatitur për ndeshjen sikur të ishte një lojë e rregullt, por në momentin kur dolëm nga koha dhe ai po merrte fushën e plotë dhe unë u ngjita, sepse djali im po e nxirrte topin. Ne qëndruam pranë njëri-tjetrit dhe unë e shikova në njëfarë mënyre dhe ishte njëlloj si, “A është kjo Matrix apo diçka tjetër?”, thjesht nuk ndihej e vërtetë”, deklaroi James.
Ndërkohë, trajneri JJ Redick shtoi: “Donim t’i jepnim shansin për të luajtur së bashku në parasezon. Jam i kënaqur që jam pjesë e kësaj. Jam edhe tifoz basketbolli”.
“Kjo flet për gjatësinë e LeBronit, këtë fuqi që e ka që 22 vite. Flet gjithashtu për punën e Bronny që ka bërë për të ardhur në këtë pikë. Bronny është djalë i mirë dhe kënaqësi që e kemi përreth”.