“Luajtëm si U15”, Bernardo Silva shpërthen pas humbjes nga Unitedi
Mesfushori Bernardo Silva ka kritikuar lojtarët se luajtën si grupmoshat U15 në minutat e fundit ndaj Unitedit.
City ishte në epërsi deri vonë ndaj rivalit lokal falë golit të Josko Gvardiol, sidoqoftë duke gabime shkaktuan që Unitedi ta përmbyt në fund dhe t’i arkëtojë pikët e plota.
Pas ndeshjes, portugezi ka shpërthyer me kritika për bashkëlojtarët, ku i krahasoi me grupmoshat U15.
“E merituam çfarë ndodhi. Në këtë nivel, një ndeshje ose dy mund të jenë pa fat. Nuk mund të themi se është fat, 10 lojë, nuk ka të bëjë me atë”.
“Minuta 87-të në derbi, duke fituar 1:0 dhe korneri ynë përfundon në penallti për ata, nëse bën këso gabime në tre apo katër minuta atëherë duhet të paguash. Nëse shikon ndeshjen, ishte vetëm një skuadër që mund ta fitonte, por ne humbëm në fund”.
“Nuk është një lojë, janë shumë së fundmi. Në minutat e fundit luajtëm sikur të ishim grupmosha U15”.
“Nuk duam që kjo të ndodhë prapë. Është zemëruese sepse nëse e shikon ndeshjen, në kornerin tonë është vetëm një qendërmbrojtës mbrapa, por ne e dërgojmë topin te portieri. Nuk ka arsyetim për këtë”.
City në vikend e pret një tjetër përballje interesante, këtë herë ndaj Aston Villas.