Lojtarët e rinj të Bayern Munich e vizitojnë xhaminë e imamit shqiptar në Gjermani
Futbollistët e rinj të gjigantit gjerman Bayern Munich e kanë vizituar një xhami të udhëhequr nga një imam shqiptar në një qytezë të vogël të Munihut.
Ekipi U17 i Bayernit qëndroi për një vizitë në xhaminë e Penzbergut, ku u njoftuan rreth fesë islame dhe xhamisë nga imami shqiptar Benjamin Idrizi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, xhamia e Penzbergut njoftoi për vizitën e të rinjve të klubit më të madh të futbollit në Gjermani.
Xhamia e Penzbergut, një qyteze me rreth 16 mijë banorë 50 kilometra larg Munihut, udhëhiqet nga imami shqiptar Idrizi.
Idrizi shkroi në llogarinë e vet në Facebook se me lojtarët e rinj të Bayernit shkëmbeu njohuri rreth fesë dhe futbollit.
The Penzberger Moschee had a special gesture today: young footballer of the FC Bayern München (U17). We exchanged God and sports.
“Xhamia e Penzbergut kishte mysafirë të veçantë sot: futbollistët e rinj të FC Bayern Munich (U17). Ne shkëmbyem zotin dhe sportin”, shkroi ai në Facebook.